Agnesa Mehmeti është person frymëzues, energjike bujare dhe e këndshëme e cila ka praktikuar yoga që nga viti 2013. Tashmë, yoga është bërë pjesë e jetës së saj dhe praktika e ka ndihmuar të bëhet më e forte dhe më fleksibile , si në mat, ashtu edhe jashtë matit. Yoga e frymëzon atë për të jetuar çdo moment me më shumë vëmendje.
Asaj i pëlqejne filmat e mirë, muzika, vera ekuqe, çokollata dhe djathi i mirë. Ajo ëndërron qe një ditë të jetojë në një vend me plazh.

Agnesa është mësuese e certifikuar e yogës me 200 orë të stilit Hatha Yoga, në Breath of Life në Kretë; 50 orë të stilit Vinyasa Yoga, në Arhanta Yoga Ashram në Hollandë dhe 300 orë të trajnimit të avancuar Hatha dhe Ashtanga, në Yoga Mea, Misano Adriatico / Itali.

“Unë gjithmonë do të jem student e yoges dhe jam thellësisht mirënjohëse për të gjitha mesimet që mëusët e mi i kanë ndarë me mua.
Në klasat e mia, unë kombinoj sekuenca interesante për të përçuar një frymë gjallërie dhe një dozë frymëzimi për t’ju ndihmuar të thelloni praktikën tuaj.
Shpresa ime si mësuese e yogës është të transmetojë përvojën dhe njohurinë time në klasa aktive të stilit Vinyasa “

ryt