Rina Mehmeti është mësuese e yogës shumë simpatike. Klasat e saja janë të fuqishme, të gjalla dhe shumë të këndshme! Asaj I pëlqen të lexojë, të shikojë seriale me vampira, i pëlqen të këndojë dhe të pijë verë të kuqe të mirë.

Ajo ka filluar të praktikojë yogën që nga viti 2013.

Rina është mësuese e certifikuar e yogës me 200 orë të stilit Hatha Yoga në Breath of Life në Kretë, 50 orë të stilit Yin Yoga, në Arhanta Yoga Ashram të Hollandës, 85 orë të Prenatal dhe Post-Natal, Yoga nga Transformational Hatha Yoga në Toscana, Itali dhe 95 orë Yoga për fëmijë nga shkolla Yogaji në Vjenë / Austri.

Poashtu, Rina është Nutricioniste e çertifikuar nga Gateway Workshops/Aboutwellness, UK.

“E dua yogën sepse më bën të ndihem mirë dhe më lejon të ha më shumë ëmbëlsira dhe çokollatë. Vendi im i preferuar është kudo që njerëzit janë mbledhur përyr ushtruar, për të marrë frymë dhe për të thyer kufijtë së bashku.
Shpresa ime si mësuese është të ndihmojë secilin të përmbushë atë që ai ose ajo po kërkondhe në fund t’i ndihmojë studentët të verejne se si yoga na lejon të zbulojmë dhe të përqafojmë veten tonë të vërtetë, si qenie të ndritshme, të shëndetshme, të lumtur dhe të dashur ashtu sic jemi në thellësi.
Unë dëshiroj të ndihmoj të tjerët që të lulëzojnë në jetë duke e stimuluar trupin, mendjen dhe shpirtin me yoga ;shpresa ime është që ju të prekni mat-in dhe të ndiheni të freskët, të përmbushur dhe të balancuar”.

ryt