Rina Mehmeti është mësuese e yogës shumë simpatike. Klasat e saja janë të fuqishme, të gjalla dhe shumë të këndshme! Asaj I pëlqen të lexojë, të shikojë seriale me vampira, i pëlqen të këndojë dhe të pijë verë të kuqe të mirë.
Ajo ka praktikuar yoga që nga viti 2013.

Rina ka përfunduar Hatha Yoga Teacher Training prej 200 orësh në Breath of Life në Kretë, si dhe kursin Yin Yoga Teacher Training në Arhanta Yoga Ashram Hollandë.

“E dua yoga-n sepse më bën të ndihem mirë dhe më lejon të ha më shumë ëmbëlsira dhe çokollatë. Vendi im i preferuar është kudo që njerëzit janë mbledhur përyr ushtruar, për të marrë frymë dhe për të thyer kufijtë së bashku.
Shpresa ime si mësuese është të ndihmojë secilin të përmbushë atë që ai ose ajo po kërkondhe në fund t’i ndihmojë studentët të verejne se si yoga na lejon të zbulojmë dhe të përqafojmë veten tonë të vërtetë, si qenie të ndritshme, të shëndetshme, të lumtur dhe të dashur ashtu sic jemi në thellësi.
Unë dëshiroj të ndihmoj të tjerët që të lulëzojnë në jetë duke e stimuluar trupin, mendjen dhe shpirtin me yoga ;shpresa ime është që ju të prekni mat-in dhe të ndiheni të freskët, të përmbushur dhe të balancuar”.