


Agnesa Mehmeti është person frymëzues, energjike bujare dhe e këndshëme e cila ka praktikuar yoga që nga viti 2013. Tashmë, yoga është bërë pjesë e jetës së saj dhe praktika e ka ndihmuar të bëhet më e forte dhe më fleksibile , si në mat, ashtu edhe jashtë matit. Yoga e frymëzon atë për të jetuar çdo moment me më … vazhdo leximin

Rina Mehmeti është mësuese e yogës shumë simpatike. Klasat e saja janë të fuqishme, të gjalla dhe shumë të këndshme! Asaj I pëlqen të lexojë, të shikojë seriale me vampira, i pëlqen të këndojë dhe të pijë verë të kuqe të mirë. Ajo ka praktikuar yoga që nga viti 2013. Rina ka përfunduar Hatha Yoga Teacher Training prej 200 orësh … vazhdo leximin

Gentle Yoga (yoga e butë)mund t’i referohet një shumëllojshmërie të llojeve të klasave të yoga-s nga stilet e ndryshme të yoga. Gentle Yoga shpesh konsiderohet si formë me e lehtë e yoga-s, duke përfshirë lëvizje të ngadalshme të koordinuara me frymëmarrje, më pak intensive, e dizajnuar për të revitalizuar trupin, relaksuar mendjen dhe për tu liruar nga stresi.

Yin Yoga është një stil i ngadaltë i yoga-s i cili ndihmon zgjatjen dhe relaksimin e thellë të muskujve. Shumica e pozave kryhen në pozitë të ulur apo të shtrirë dhe mbahen për periudha më të gjata kohore – tre deri në pesë minuta . Pozat e Yin Yoga synojnë rritjen e qarrkullimit të gjakut nëpër nyje dhe përmirësimin e…

Vinyasa është një metodë e yoga në të cilën lëvizjet formojnë një sekuencë rrjedhëse në koordinim me frymën. Termi vinyasa gjithashtu i referohet një serie specifike të lëvizjeve të referuara si ‘vinyasa flow’ që është një variant i Sūrya namaskāra, gjithashtu e njohur si Përshëndetje e Diellit dhe përfshin pozitën dërrasë, updog ose kobër dhe downdog. Në një klasë të…

Hatha Yoga tradicionale është një rrugë hyjnore yogike, duke përfshirë disiplinat, pozitat (asana), gjestikulatura të purifikimit (mudra), frymëmarrjen (pranayama) dhe meditimin. Hatha është përkthyer si ha kuptimi “dielli” dhe tha kuptimi “hëna”. Praktika Hatha jo vetëm që përmirëson shëndetin fizik të trupit, por edhe pastron mendjen në përgatitje për meditim.

